Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, po vlerëson se Rusia dhe Kina, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, duhet të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Tanjug.
Daçiq thotë se presioni mbi Serbinë për të njohur pavarësinë e Kosovës do të vazhdojë, por se kjo është e papranueshme për shtetin serb.
“Ju keni parë që ekziston një inflacion i përgjithshëm i ideve të ndryshme kur bëhet fjalë për Kosovën, me non-paper që kanë dalë dhe gjithçka tjetër. Një konstante sigurisht që do të mbetet, dhe ky është vazhdimi i presionit mbi Serbinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës përmes përmes formulimit të ashtuquajtur njohja reciproke, e cila është absolutisht e papranueshme për ne”, citohet të ketë thënë Daçiq.
Kujtojmë se pas disa ditësh, në Bruksel do të mbahet takimi i parë Kurti-Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovës-Serbi.







