Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Serbia ka mbështetjen e plotë të Moskës për të arritur një marrëveshje kompromisi me Kosovën.
Daçiq ka mohuar disa raportime të mediave serbe se presidenti rus Vladimir Putin, i cili po qëndron në Beograd, do të marrë vendim për Kosovën.
Milovan Drecun, kreu i komitetit për Kosove në Serbi, beson se gjatë vizitës së Putin çështje e pashmangshme diskutimi do të jetë Kosova dhe se kjo do të jetë një mundësi për t’i parë pikëpamjet e presidentit rus për fazën përfundimtare të zgjidhjes së problemit me Kosovën.
Ai theksoi se Serbia ka një dialog të vazhdueshëm me Moskën mbi problemin e Kosovës dhe se edhe sot do të flitet shumë për këtë temë.







