Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq nuk ka konfirmuar se është njëri nga ata që e din se cili është plani serb për Kosovën.

Ai ka theksuar edhe se “nuk mund të thotë në detaje se si do të dukej ai plan”.

“Do të duhej që të zhvilloheshin disa bisedime për këtë… asnjëherë nuk janë zhvilluar bisedime në detaje, mendoj për dialogun me Prishtinën. Presidenti Aleksandar Vuçiq e ka nxjerrë një ide, respektivisht parimet në bazë të së cilave do të duhej të bisedohej, por sapo kjo doli në publik, disi mbeti pas me dialogun”m ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Në pyetjen e gazetares se ideja nuk është artikuluar qartësisht, Daçiq ka thënë se opinioni ka dëgjuar për idenë, me qëllim që të gjendet zgjidhje kompromisi.

“Unë për këtë kam folur për vite të tëra, se duhet të krijohet njëfar vije e ndarjes së gjërave. Vendet që e kanë njohur Kosovën e trajtojnë atë si shtet që i ka kufijtë e vet, kurse opinioni ynë dhe Kushtetuta thonë se Kosova është pjesë e Serbisë. Ekzistojnë dy zgjidhje parimore, njëra që Kosova është e pavarur dhe e jona që do të duhej të kishte autonomi të shkallës më të lartë në kuadër të Serbisë. Asnjëra zgjidhje nuk është e pranueshme për të dy palet”, ka thënë Daçiq.

Në pyetjen se a është në tavolinë korrigjimi i kufijve, ai është përgjigjur se “nuk ka se në cilën tavolinë të jetë”.

“Absolutisht nuk ka shkuar një hap tutje, që të flitet për diçka konkrete”, ka thënë ai. /Ballkani.info/