Daçiq paralajmëron edhe një tërheqje të njohjes së Kosovës

 “Deri në fund të javës edhe një shtet do të duhet ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe ky do të jetë vendi i 18 i cili e ka bërë këtë”, ka pretenduar sot Ivica Daçiq, ministër i jashtëm i Serbisë.

Daçiq paralajmëron edhe një tërheqje të njohjes së Kosovës.

Deri në fund të javës edhe një shtet do ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

“Ky do të jetë shteti i 18 i cili e ka ndryshuar vendimin për njohje të Kosovës”, pretendon gazeta.

“Udhëheqja shtetërore e Serbisë, kohëve të fundit është në presion të qendrave të fuqishme perëndimore që të hiqet dorë nga lobimi kundër pavarësisë së Kosovës, dhe për këtë Kosova ta shfuqizojë vendimin për taksat për prodhimet serbe. Mirëpo presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka porositur se shkëmbimi politik nuk është i pranueshëm”, përfundon gazeta.