Daçiq: Palmer do të ketë shumë punë, së bashku kemi analizuar zgjedhjet në Kosovë

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar se Mathew Palmer do të ketë shumë punë në rolin e ri si Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar se Mathew Palmer do të ketë shumë punë si Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Ai po ashtu theksoi se emërimi i tij është dëshmi se SHBA dëshiron të jetë prezente në rajon, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Emërimi i Mathew Palmer si Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor është dëshmi se SHBA dëshirojnë të jenë prezente në rajonin tonë. Sigurisht, se do të ketë shumë punë, nuk do ta ketë të lehtë, por nuk e kemi as ne të lehtë me ta”, theksoi Daçiq.

“Si do që të jetë, e mbështes dhe i uroj shumë sukses. Po ashtu kam thënë se mandati im duhet të vazhdojë për shkak të rëndësisë së temës, derisa të hyjmë në Bashkimin Evropian, që është mes pesë ose nuk e di sa vite, andaj edhe mandati i tij duhet të zgjasë derisa nuk zgjidhen raportet mes Beogradit dhe Prishtinës”, shtoi ai.

Daçiq ka thënë se kishte zhvilluar takim me Palmerin dhe së bashku kanë analizuar zgjedhjet në Kosovë si dhe tranzicionin mes dy përfaqësuesve të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini e Joseph Borrel, transmeton lajmi.net.

“Presim të krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut mas formimit të qeverisë në Prishtinë, e sidomos se shumëçka do të varet edhe nga ai tranzicion, nga ajo se si do të caktohen përfaqësuesit e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe si do të modelohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne jemi gati që të reagojmë shpejtë dhe të jemi konstruktiv”, tha Daçiq.