Shefi i diplomacisë serbe, Ivicsa Daçiq ka folur për skenarin eventual të ndryshimit të formatit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në rast se, eventualisht, inicohet skenari i ndryshimit të formatit të bisedimeve për zgjidhje për Kosovën, kështu që dialogun e Brukselit do ta zavëndësonin bisedimet në të cilat do të përfshihej edhe Amerika, pala serbe do të duhej që ta ftonte Federatën Ruse që të jetë pjesëmarrëse”, ka thënë Daçiq, transmeton Ballkani.info.

Autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se nga janari deri në pranverën e vonshme dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të hyjë në fazën e re, siç ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të përfshihet edhe Uashingtoni.

Daçiq ka thënë se Beogradi, në secilin rast, plotësisht dhe pa rezerva i është përkushtuar dialogut, i cili, sipas tij, mund të vazhdojë pasi që Prishtina ta heqë taksën. /Ballkani.info/