Ministri Jashtëm

Daçiq me kërcënim të hapur: Nëse ushtria e Kosovës sulmon serbët….

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova nuk mund të hyjë në asnjë organizatë ndërkombëtare derisa nuk arrin marrëveshje me Serbinë.

Sipas tij, Kosova këtë nuk mund të bëjë si e pavarur.

Daçiq ka thënë se Kosova nuk e ka sot dy të tretën e nevojshme që të anëtarësohet në organizata të caktuara ndërkombëtare.

“Njohjen e Kosovës e kanë tërhequr 12 shtete dhe ky proces nuk mund të ndalet. Formalisht gati i njëjti numër i shteteve pranon që të mos e njoh Kosovën. Unë më nuk mund të ndal procesin e tërheqjeve të njohjeve, vetëm vetë po lajmërohen. Qëllimi ynë është se nuk mund ta përmbyllin pavarësinë prap shpinës së Serbisë”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Ai ka vlerësuar se mbledhje e mbrëmshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me rastin e formimit të Ushtrisë së Kosovës ka qenë produktive, sepse, siç ka thënë, është parë se kush mendon se Rezoluta 1244 më nuk është e vlefshme.

“Kemi kërkuar mbledhje të Këshillit të Sigurimit sepse është shkelur rezoluta 1244 dhe që për këtë të deklarohet secili vend anëtar. Nuk është pritur që të merret ndonjë vendim, e as nuk ishte përgatitur ndonjë dokument për miratim. Askush nuk ka kërkuar që mbledhja të mos mbahet, por tri fuqi plus Holanda dhe Polonia kanë kërkuar që mbledhja të jetë e mbyllur për publikun, duke e mbivotuar Bregun e Fildishtë që e ka thirrur mbledhjen dhe në diskutim ka theksuar se rezoluta 1244 është shkelur”, ka thënë ministri serb.

Ai e ka përseritur qëndrimin se vazhdimi i dialogut me Kosovën nuk vazhdon derisa të tërhiqet taksa për mallrat serbe.

Ai ka shtuar se Beogradi nuk mund të detyrohet që ta njoh pavarësinë e Kosovës as me taksë e as me “detyrime” tjera dhe ka paralajmëruar se “gjithçka do të ndodh me kohë” që nëse Ushtria e Kosovës fizikisht sulmon serbët në veri, shteti i Serbisë nuk ka zgjidhje tjetër përveç që ta ndihmojë popullin serb.

“Ata nuk mund ta kuptojnë se rrugë tjetër përveç kësaj, nuk kemi. Rruga jonë e drejtuar në pranimin e pavarësisë së Kosovës, nuk ekziston. Por vetëm mos në çoni në situatë kur nuk kemi zgjidhje përveç asaj e cila mund ta cenojë për shumë kohë paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë Daçiq. /Ballkani.info/