Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se dorëheqja e ndihmësit të sekretarit amerikan për punë të Evropës dhe EuroAzisë, Wess Mitchell, është lajm i keq.
Sipas tij, Mithcell e ka kuptuar se SHBA-të duhet t’i hapin dyert për kompromis ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Është e qartë se ai vend (pozitë) është i mallkuar. Kushdo që merret me neve, i dështon karriera politike”, ka thënë Daçiq, transmeton Ballkani.info.
Daçiq ka thënë se një fat të tillë mund ta ketë edhe Bashkimi Evropian.
“Unë kam shfaqur shqetësimin se nëse tash BE-ja nuk shpërbëhet, kjo do të ndodh kur të gjithë popujt e ish Jugollsavisë të hyjnë në të”, ka thënë ai. /Ballkani.info/







