Ivica Daçiq

Daçiq: Kosova u kthye në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Kosova është “kthyer” në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sesioni i ardhshëm për të diskutuar gjendjen atje është planifikuar për më 14 nëntor.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq e konfirmoi këtë për Tanjugun.

“Programi i Këshillit të Sigurimit për në nëntor u miratua, ku sesioni për Kosovën u kthye përsëri në agjendë dhe u caktua për më 14 nëntor “.

Ai shpjegoi se disa vende ende po kërkojnë Kosova të mos jetë në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por nuk kërkuan votim për këtë, por e lanë vendimin tek kryesuesi, transmeton Klan Kosova.

“Dua të falënderoj Kinën për mbështetjen jashtëzakonisht të rëndësishme që Kosova do të jetë përsëri në axhendën e OKB-së si dhe Rusisë dhe anëtarëve të tjerë që e mbështetën propozimin”, shtoi ai.

Në gusht Britania e Madh e cila morri kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka hequr nga agjenda raportimin 3 mujorësh për gjendjen në Kosovë.