Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se shpreson që në muajt e ardhshëm do të ngritën aktakuzat e para kundër ish komandantëve të UÇK-së dhe ka theksuar se “me siguri kjo është njëra nder arsyet e nervozës që ekziston në Prishtinë”.

“Informacionet flasin që në vjeshtë do të ngritën akuzat e para dhe mendoj se kjo është mirë, kjo është pozitive, nëse ndodh”, ka thënë Daçiq, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh (ngritja e akuzave), do të thotë se kjo është vetëm edhe një mënyrë “që të arsyetohen krimët e seperatistëve në Kosovë, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën në Tribunalin e Hagës.

Ai tutje ka folur edhe “problemin real me Prishtinën.

Sipas tij, Prishtina po tenton që me ushtri ta “merr veriun e Kosovë”.

“Serbia muaj më parë ka treguar se ekziston problem real që Prishtinë, në momentin kur fillon përgatitjen e ndonjë vendimi jo të arsyeshëm, duke kërkuar që edhe ushtarakisht ta merr veriun e Kosovës”, ka thënë ai. /Ballkani.info/