Daçiq: Haradinaj më i fortë se Trump dhe Merkeli

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, deklaroi sot se vendi i tij nuk mund të besojë se askush nuk mund të bindë Prishtinën zyrtare për heqjen e taksave ndaj mallrave serbe.

“Duket se Haradinaj është më i fortë se Trump, Macron, Merkel dhe Mogherini, ose këtu megjithatë ka disa standarde të dyfishta dhe lojërave nën tavolinë”, tha ai.

Kosova vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe në nëntorin e kaluar dhe kryeministri Ramush Haradinaj se heqja e saj do të bëhet në momentin kur Serbia të njohë pavarësinë e shtetit tonë.