Ministri serb i Punëve të Brendshëm, Ivica Daçiq ka mbërritur në Loznicë, ku në shkëmbim zjarri policia ka vrarë Faton Hajrizin.
“Vëllai i Fatonit ka gënjyer se i ka vjedhur dokumentet. Ia ka dërguar në Serbi”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.
“E ndoqëm në kamera për dy ditë, fillimisht vodhi një biçikletë. Ishte gati të vriste dikë tjetër, jo vetëm policinë”, tha ai, duke shtuar se nesër do të marrë pjesë në varrimin e policit Nikolla Krsmanoviqit. /Ballkani.info/







