Ivica Daçiq

Daçiq fajëson Malin e Zi: U përziet në punët tona, njohët Kosovën dhe votuat pro anëtarësimit të saj në UNESCO

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, ka thënë se është gënjeshtër që Serbia është duke u involvuar në punët e brendshme të Malit të Zi, përkundrazi, ka thënë ai, shteti serbe angazhohet për dialog paqe dhe stabilitet në Malin e Zi.

Ai ka thënë se Serbia është e brengosur për gjendjen e serbëve dhe të Kishës Serbe në Mal të Zi dhe se kujdesi për to është e drejt legjitime e Serbisë.

Daçiq duke i përgjigjur Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi se Serbia po përzihet në çështjet e brendshme të Malit të Zi, ka mohuar këtë duke ia përmendur Podgoricës njohjen e Kosovës.

“ Është e pafytyrë të akuzohet Serbia për përzierje në punë të brendshme ndërsa Mali i Zi brutalisht u përzi në punët e brendshme të Serbisë dhe rrënoi integritetin e saj territorial duke e njohur Kosovën, duke votuar në UNESKO që Patrikana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit të shndërrohen në trashëgimi kulturore të Kosovës” ka akuzuar Daçiq