Daçiq: Është fitore e madhe e Serbisë dhe e popullit serb
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se autoriteteve të Prishtinës as mbështetja e kancelarit austriak, Sebastian Kurz nuk i ndihmoi që Kosova të hyjë në Interpol.
“Përmes atyre që dëshiruan të hyjnë në Interpol, ashtu edhe kaluan”, ka thënë Daçiq në konferencë për gazetarë pas votimit në Interpol, ku Kosova dështoi ta marrë shumicën për anëtarësim.
“Unë nuk e kam për detyrë të jem i përmbajtur. Dua të them se kjo është fitore e madhe për Serbinë dhe popullin serb. Kjo është tregues se asgjë nuk mund të bëhet përmes forcës dhe se asgjë nuk mund të bëhet pa marrëveshje me Serbinë”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.
“Kosova ka tentuar që me forcë të bëhet anëtare e UNESCO-s, edhe aty dështoi. Është koha që mos të jemi euforik. Këtë e kam thënë kohë më parë. Ju kam thënë që mos të paraqiten se do të pësojnë debakël”, tha ai. /Ballkani.info/