Daçiq: Disa vende po e mbështesin Haradinajn për taksën, duan shtyrjen e bisedimeve

Pasi që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është ndërprerë, asnjë hap tutje nuk është bërë, përveç ideve të shpalosura për korrigjim të kufijve, ka deklaruar sot ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq dhe ka shtuar se janë të hapura mundësitë për ide të ndryshme që do të paraqisnin kompromis.

I pyetur se do të thotë korrigjimi se duhet të shkëmbehën territoret, Daçiq u ka thënë gazetarëve se nuk e din se pse më herët është ngritur pluhur kur është përmendur korrigjimi.

“Nuk kam thënë asgjë të re… kam thënë se kemi mundësi të hapura për ide të ndryshme të cilat do të paraqisnin kompromis”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

I pyetur se a do të ishte e pranueshme ideja për shkëmbim të territorit me Kosovën në kuadër të korrigjimit, ai ka shtuar se kjo i takon marrëveshjes dhe shkëmbimit të pikëpamjeve të ndryshme në mënyrë që ato të dërgojnë deri tek kompromisi.

“Në këtë moment është iluzion të flitet… Mendoj se nuk do të ketë fare marrëveshje, pasi që disa vende në Evropë e mbështesin Haradinajn ta mbajë taksën pikërisht në mënyrë që të shtyhen bisedimet deri pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian”, ka thënë Daçiq. /Ballkani.info/