Daçiq: Detyra ime është që asnjë vend më të mos e njeh Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot për RTS se detyra e tij e re është që të sigurohet që asnjë vend të mos e njoh në të ardhmen pavarësinë e Kosovës.

“Do të udhëtoj kudo, pasi kjo është detyra ime”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.

Daçiq ka shtuar se Serbia është e suksesshme në politikën e saj të jashtme, duke tërhequr njohjet e Kosovës veprim ky që po i pengon disa vendeve perëndimore.

Ai ka thënë se vizitat e tij po ndodhin në disa shtete me të cilat Serbia do të rivendos marrëdhënie, me të cilat nuk ka komunikuar me dekada.

Ndryshe së fundmi Daçiq ka vizituar këto ditë Somalinë, ku është takuar në pallatin presidencial në Mogadishu me presidentin Mohammed Abdulahi Muhamedit.

Në momentin që ata po diskutonin para pallatit presidencial ka shpërthyer një veturë e mbushur me eksplozivë.