Shefi i diplomacisë

Daçiq bën ‘hajgare’ me mos heqjen e vizave për Kosovën

“Prishtina nuk dëshiron dialog, por pret që Serbia nën presion të pranojë në diçka për të cilën nuk do të bisedohet, diçka që do të jetë ultimatum”.

Kështu ka deklaruar sonte ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Ai në një deklaratë për RTS-në, ka thënë se është taktikë e Kosovës që situatën të vërshtirësojë në mënyrë që të nxjerrë ndonjë vendim, siç është liberalizimi i vizave me BE-në, transmeton Ballkani.info.

Ish zëdhënësi i Millosheviqit është njeriu kryesor që po merret me fushatën për minimin e shtetësisë së Kosovës.

Ai e ka nisur aksionin për tërheqjen e njohjeve për Kosovën, ndërsa pas vendimit për vendosjen e taksës për mallrat serbe, e ka ashpërësuar këtë aksion.

Të kujtojmë që sonte në Bruksel ka përfunduar pas asnjë rezultat dialogu ndërmjet presidentit Thaçi dhe Vuçiqit. /Ballkani.info/