Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq deklaroi në panelin “Sfidat dhe mundësitë në Ballkan”, në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia, se Serbia kërkon që të respektohet integriteti territorial dhe sovraniteti i saj.

Daçiq tha se Serbia do t’i mbështesë fqinjët e saj në çdo gjë dhe në procesin e integrimeve evropiane, por se kërkon që ata të kujdesen se si e trajtojnë integritetin territorial të Serbisë, transmeton Ballkani.info.

Daçiq u tha gazetarëve se Serbia “e mban fort linjën e mbrojtjes në mënyrë që askush të mos e imponojë hyrjen e Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare nga një rrugë anësore”.

Ai vlerësoi se BE-ja, e cila ndërmjetësoi Marrëveshjen e Brukselit në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sot nuk mund të garantojë zbatimin e saj.

“BE-ja nuk mund të sigurojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Serbia nuk duhet ta lejojë më veten të varet nga të tjerët,” tha ai. /Ballkani.info/