Cyberbeast

Cybertrucku i tregon Lamborghinit Urus se kush “është bosi” në garë – “e lë me gishta në gojë”

Një garë midis Lamborghinit Urus dhe Cybertruckut të sapo lansuar e nxori disa herë fitues këtë të fundit, dy automjete të shtrenjta që garuan në një pistë gjysmë kilometër.

Në garë ishte varianti Cyberbeast i Cybertruckut njëherësh versioni me tri motorë me vozitje me të gjitha rrotat, që ka një peshë 3,084 kilogram dhe kushton për t’u blerë 96,390 dollarë.

Lamborghini Urus në anën tjetër që njihet si një ndër SUV-ët me ‘përshpejtimin më të madh”, në këtë video ka një motor 4.OL V8 Twin Turbo, është versioni me vozitje me të gjitha rrotat që ka një peshë 2,199 kilogram dhe kushton 208 mijë dollarë.

Gara u mbajt në një rrugë të “shtruar” në fabrikën e Tesla-s në Teksas.

Shpejtësinë nga pika 0 në 96 kilometër në orë, Cyberbeast e arrin për 2.6 sekonda, ashtu edhe siç ka paralajmëruar shefi i Tesla-s, Elon Musk. Ndërkaq, Urus e arrin këtë për 3.1 sekonda.

Tesla Cybertruck posedon 845 kuaj fuqi derisa Lamborghini Urus 650 kuaj fuqi.

Videoja e cila u publikua nga Carwow tregonte garën mes të dyja automjeteve luksoze, njëri me karburant dhe tjetri me bateri.

Cybertrucku doli disa herë fitues në këtë garë, duke mposhtur modelin e brendit të njohur luksoz, Lamborghini.