“Cyber Front-Z”, ekipi propagandues i Rusisë që prodhon lajme të rrejshme për Ukrainën

Përveç luftës me bomba që po e bënë Rusia kundër Ukrainës, ka krijuar edhe një skuadër për prodhimin e lajmeve të rrejshme, për t’i bindur rusët se Putini është duke vepruar mirë kur po vret civilët në Ukrainë.

Rusia po financon ekipe të njerëzve për të prodhuar lajme të rrejshme, duke propaganduar se lufta në Ukrainë është duke shkuar me sukses, gjë që është duke ndodhur e kundërta.

Ekipet ruse të paguara nga shteti kanë krijuar një kanal zyrtar në Telegram të quajtur “Cyber Front Z”, që postojnë propaganda.

Postimi i parë në të u publikua një ditë pas nisjes së luftës. “Sa me sukses ushtarët tanë po luftojnë murtajën në Ukrainë, aq më shumë sulme të rreme dhe informacioni shfaqen mbi ne. Makina e propagandës ukrainase është në lëvizje të plotë. Ata na urojnë vdekjen dhe kolapsin e Rusisë. Vetëm së bashku mund t’iu rezistojmë këtyre sulmeve! Ne po hapim Operacionin Z Cyber Front për të luftuar në fushën e informacionit propaganduesit e juntës së Kievit të financuar nga bota perëndimore”, thuhej në këtë njoftim të këtij grupi.

Shteti paguan deri 45 mijë rubla për një person i cili i bashkëngjitët këtij ekipi për të prodhuar propaganda për Kremlinin.

Njëri nga drejtuesit e këtij grupi po ashtu rekruton njerëz për të komentuar nëpër rrjete sociale.

“Puna nuk është e vështirë, do t’iu duhet të shkruani komente në Telegram dhe në faqe të tjera”, jep instruksione drejtuesi i grupit.

 “Duhet të postoni 200 komente çdo ditë”. Në këtë ekip propagandues punojnë në njërin turn 100 persona. Projekti është afatgjatë, muajin e parë do t’iu duhet të punoni nga zyra në Sheshin Lenin, pastaj mund të lëvizin dhe të punojnë në distancë.

Formati është joformal, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

Jo vetëm në Telegram, por edhe në Tik Tok e Youtube Rusia ka krijuar grupe propaganduese.

Sasha është kurator i drejtimit në Youtube. Nën drejtimin e tij, në këtë turn punojnë 23 persona. Ata janë të ndara në dy dhoma.

“Kanali do të postojë udhëzime të shkurtra për detyrat, kryesisht ato do të zbresin në rritjen e pranisë së komenteve patriotike në kanalet ku vërehen përqendrime të boteve dhe trollëve ukrainas, formimi i majave të komenteve pro-ruse midis blogerëve dhe opinionistëve, gjithashtu si forcimi i agjendës patriotike në lajmet publike, ku një përqindje e madhe e banorëve thjesht nuk i kuptojnë qëllimet dhe objektivat e operacionit special. Ne jemi të bindur se bastisjet e nazistëve ukrainas në fushën e informacionit rus duhet të ndalen dhe të mos lejohen të mashtrojnë qytetarët tanë! Cyber Front Z shkon në ofensivë!”, shkruan Sasha për grupin e Youtubes.

Pas një dite të zënë, Sasha kërkon t’i dërgojë pamjet e komenteve dhe t’i numërojë. Për organizimin e procesit ai shton: “Paga do t’ju paguhet në datën 15 të çdo muaji. Ne ndonjëherë filmojmë se si transferojmë para në mënyrë që të mos ketë ankesa më vonë. Mendohet se projekti mund të përfundojë deri më 9 maj, pastaj turnet e majit do të paguhen veçmas”.

“Të gjitha postimet! Le të mbështesim presidentin”, thotë Sasha në lidhje me fjalimin e Vladimir Putinit në stadiumin Luzhniki, të publikuar në kanalin Cyber Front Z. /Ballkani.info/