Curtiss Zeus lanson një motoçikletë elektrike unike

Curtiss Motorcycles ka krijuar një motoçikletë unike me pamje futuristike.

Kjo kompani i ka vënë emrin Zeus, një perandorie të lashtë greke, që ngjallë frikë e kuriozitet me pamjen e tij njëherësh.

Ajo çfarë e bënë edhe më unike këtë motoçikletë është se lëshon 0% emetim të gazrave, pasi ka vetëm një motor elektrik, pa gjeneratorë elektrik, e që do të thotë është mjeti i duhur për të ardhmen.

Vizualisht, motoçikleta është e përsosur. e projektuar për të dukur si një motoçikletë e shekullit 30-të, e gatshme për beteja.

Natyrisht, si një mjet i së ardhmes, Zeusi është i pajisur me sistemet më të reja të sigurisë, navigacionit, frenimit e kontrollit të lëvizjes si dhe ndriçimin më të ri të ZHEL-it, i cili ofron shikueshmëri maksimale nga motoçikleta.

loading…