Curr Gjocaj: Do të ankohem për konkursin e Drejtorit të Gjinekologjisë

Ish drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës Curr Gjocaj, ka kandiduar për të qenë drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë.

Gjocaj që është magjistër i shkencave për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se ky proces është i jashtëligjshëm .

“Unë kam vërejtje serioze për këtë proces të përmbyllur, sipas meje në mënyrë të jashtëligjshme. Pra, do parashtroj ankesën brenda afatit ligjor tek një organ tjetrër i pavarur brenda QKUK- së konkretisht te Komisioni për Ankesa me shpresën që ky organ të nxjerrë vendim meritor e ligjor dhe në përputhje me obligimet e detyrës zyrtare që ka ky komision i pavarur” tha ai.

Sipas Gjocajt ai do të ndjekë rrugët ligjore për të vënë në funksion ligjshmërinë e këtij procesi .