Çun Lajçi publikon një foto me blerësin e veturës që u zhduk e nuk ia dha kurrë 11 mijë euro

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi përmes një postimi në facebook, ka paraiqtur në foto blerësin e veturës që u zhduk e nuk ia dha kurrë 11 mijë euro.

Të gjithë e takojnë n’qytet, pos meje! Dikush ka fjalë t’mira dikush e quen mashtrues, por unë s’e krahasova as me engjëllin as me mashtruesin!” ka shkruar ai, raporton Ballkani.info

Shkuan Çun Lajçi:

Besim Gashi
Të gjithë e takojnë n’qytet, pos meje! Dikush ka fjalë t’mira dikush e quen mashtrues, por unë s’e krahasova as me engjëllin as me mashtruesin!
   Por, pse po shkruej për Besim Gashin, do t’pyesni ju?
   Sepse ma mori veturën para tre vitësh, me kusht që mbrenda 2 muejve do t’mi ipte 11.000 eu, (aq sa kushtonte).
    Bani be e be n’kokat e vajzave, se paret janë të sigurta, dhe mua kaq me mjaftoi me i besua! 
U fotografuem, ma dha numrin e telefonit dhe u zhduk. 
   Numrat i ndrroj, kurrë su lajmërua dhe unë mbeta i mashtruem!
   Nëse e takoni ju që e njihni, iu lus që ti thoni, se Çuni shpetoi nga Covidi dhe po pret me ia kthye borxhin. 
   Besim Gashi, emni t’flet se je i besueshëm, prandaj mos le me iu ra beja e rrejshme vajzave tua, se ato janë t’pafajshme, e borxh pa u kthy s’ka mbet!?