Artisti i mirënjohur i Kosovës, Çun Lajçi ka reaguar përmes facebook rreth asaj që të tjerët e kanë etiketuar si “albinist”.

“Kur shkrova për fushatën e vitit 2002 të Ibrahim Rugovës dhe postova foton e tij përkrah asaj të Albinit, nuk ishte qëllimi të krahasoja vlerat e tyre njerëzore (mos o Zot!), sepse Rugova ishte dijetar, urtak, shkencëtar, poet, studiues, dhe s’e quajtën kot Bogdani i kohës së tij. Qëllimi im ishte të theksoja se plisi i bardhë në kokat e tyre, ashtu si dhe shumica solide e popullit që dikur donte njërin dhe sot do tjetrin, ishin pjesë e një të vërtete të dy kohëve”, ka thënë Lajçi.

“Po, “unë jam i Albinit po aq sa ju jeni rugovistë dhe po aq sa ju të tjerët jeni “Liria ka emër”! Ikni ore, se nuk rruaj ve unë as për Albinin as për liderët që ju i madhëroni!

Ju e gënjeni veten dhe popullin, sepse keni humbur çdo vlerë të njerëzve të mirë që kishim!

Le t’fitoi ai që nuk e vjedh dhe nuk e shet shtetin dhe ai që nuk e mashtron popullin!”, ka thënë ndër tjerash ai./Ballkani.info/

Postimi: