Çun Lajçi: Lehtë është me iu shtru bukë hoxhallarëve e pushtetarëve, sevapi fitohet me të dërgjaftët e spitaleve

Aktori Çun Lajqi, nga Klinika e Pulmologjisë në QKUK, ka kritikuar personat të cilët po shtrojnë iftar për prijës fetar e udhëheqës shtetëror, duke thënë se bamirësia bëhet me persona të shtrirë në spital.

Lajqi këtë e ka thënë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, teksa e ka komentuar edhe gjendjen nëpër spitale.

“Leht asht me iu shtrua bukë me tana t’mirat e xhehnetit muftive, hoxhallarve e pushtetarve, ditën e bajramit e Natën e Kadrit! A e dini se sevapi fitohet edhe me të dërgjaftët e spitaleve (pos me jetima e fukara) e jo me t’pushtetshmit që iu vjedhin çdo ditë e milionerët që s’dinë kah i fituen paret?”, ka thënë ai.

Lajqi gjendet i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, si pasojë e rëndimit të gjendjes nga infektimi me koronavirus.

Postimi i plotë:

( Ju as me kuptu as me lexu?!)

Ju “sevaplitë” e Iftareve

  *   Leht asht me iu shtrua bukë me tana t’mirat e xhehnetit muftive, hoxhallarve e pushtetarve, ditën e bajramit e Natën e Kadrit!

Por

*   A e dini se sevapi fitohet edhe me të dërgjaftët e spitaleve (pos me jetima e fukara) e jo me t’pushtetshmit që iu vjedhin çdo ditë e milionerët që s’dinë kah i fituen paret?

*  

   A, s’asht sevap (nëse e keni për sevap e jo për biznis), me iu pru hurma Arabie e mish Kosove e bakllava Stambolli, nanave tueja, motrave tueja, baballarve tuej, të shtrimë nga covidi këtu n’zemrën e  qytetit?

   Këta s’kan ramazan, se s’i lejon smundja, por kalori iu duhet shumë ma shumë mushknive t’grimcueme!

*  

   Si s’iu vjen marre me dhanë aty ku s’duhet e me rrejtë Zotin në Natën e Kadrit o “sevapli” që edhe ju jeni mbushë gjynahe!

*  

   Ejani spitaleve e kqyrni se njerëzit e juve dërgjavën nga virusi e Zoti, (jo dushmanat) e ju shisni mend me tryeza plot shesheve e pazareve!

  Hej

  Ku janë dofar zemërgjanësh si Behgjeti e Lazim Destani që shkepshin dikur bombona e fiq Arabie kur ktheheshin nga Haxhi!?

*

   Nga spitali, po iu shkruen njeni që s’rrin rehat n’amelet e veta e bërtet “Ikni Çuni ikni Çuni”!

   Jo po, ikni vallahi se Covidi edhe juve iu nxuni!

Pulmologji, 09.05.2021