Çun Lajçi i shkruan Ramë Lahajt: Ta njoh dhimbjen artist, por bëhu i fortë

Dy ditë më parë ndërroi jetë nëna e tenorit me famë botërore, Ramë Lahajt.

Po atë ditë ai pati koncertin e tij në sheshin Skënderbeu në Tiranë, ku aty dha edhe lajmin për vdekjen e nënës, dy orë para se të ngjitej në skenë.

Ditën e sotme, Lahaj bëri edhe një dedikim për nënën e ndjerë, ndërsa tregoi se e kishte vizituar me mëngjes tek varri.

Tani, aktori Çun Lajçi ka reagur me një shkrim në postimi ne tenorit, ku ka thënë se në vitin 1972 derisa po dilte në skenë për të luajtur shfaqjen “Hamleti”, i kishte ardhur lajmi se i ka vdekur nëna.Lajçi thotë se për këtë nuk iu kishte treguar as kolegëve, pasi salla ishte e mbushur me shikues të cilët kishin shkuar për ta parë shfaqjen.

“Eh more artist! S’ma beson, por po ta them, se njisoj si ty me pati vdekë nana me 1972. Isha tue dalë n’skenë me luejt Halmetin kur mora lajmin, si ti “sot t’ vdiq nana”. Nuk u tregova kolegve, sepse salla ishte përplot shikues. Dola dhe e luejta shfaqjen, e pastaj mora rrogë natën për Pejë! Oh sa ta njoh dhimbjen artist, por bahu i fortë se nanat na ikin gjithmonë pa na e hequr mallin!”, ka shkruar Lajçi.