Çun Lajçi

Çun Lajçi i reagon Gold Ag: Po e shtrojnë sexhadën në autostradë e po u thonë shokëve fotografom

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas një fotografie të këngëtarit Gold AG ku ky i fundit shihet duke falur namaz në Rrugën e Kombit.

Lidhur me këtë, reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale.

Lajçi e ka kritikuar këngëtarin duke i thënë se duhet të luten për shpirtin e tyre, e jo për fotografi.

“Sepse kështu po bajnë do djem t’ri. Po e parkojnë kerrin n’autostradë. Po e shtrojnë sexhadën e po u thonë shokëve: Fotografom kur t’falna, se du me m’pa njerëzia sa besimtar i devotshem jam”, ka shkruar aktori.

Postimi i plotë i Lajçit:

“Faluni për vete jo për fotografi

Edhe unë i thash djalit; ndalu buzë Rrugës se Kombit, se du me shkru diçka.

Shkruej n’veturë m’tha!

Jo i thash. Du me shkru e ti me m’fotografu. Le ta shohin njerëzia se sa i ditun jam!

A din pse?

Sepse kështu po bajnë do djem t’ri. Po e parkojnë kerrin n’autostradë. Po e shtrojnë sexhadën e po u thonë shokëve: Fotografom kur t’falna, se du me m’pa njerëzia sa besimtar i devotshem jam!

Unë shkruej se ma thotë zemra, por edhe ata duhet t’lutën për shpirtin e tyne, por jo për fotografi, se Zoti s’don reklamë t’rreme!