Aktori Çun Lajçi e ka quajtur kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhajn, budalla.

Ai përmes një shkrimi në Facebook citon një deklaratë të Hoxhajt në foltoren e Kuvendit, që akuzonte Kurtin që po tenton ta mashtroj PDK-në.  

“Enver Hoxhaj paska thanë: Kurti s’ka kapacitet me mashtrua PDK-në por as mua! Hej. Dëgjojeni budallën!”

“Thua se Kryeministri s’paska punë tjera veç mu marr me tuxharët e Enverit e me ba pazar me plonca, zorrë e lëkura!”

  “ Ani kur bërtiti n’foltore:Çakorri, Çakorri, Çakorri, (kinse ky e fali) tue harrua se 10.000 hektar tokë i nënshkroi shefi i tij me Isën e Skenderin!”

  “Çfarë kryetari, kishte me thanë dikush që s’e njeh!?” – shkruan Lajçi