“Çumili”: Njerëzit e mëdhenj si Cima lindin në 100 vjet – një !

Aktori i njohur kosovar, Sevdail Radogoshi ka bërë homazhe për mikun e tij dhe komedianin e ndjerë, Rasim Thaçi-Cima.

Pas homazheve, Radogoshi foli për media ku tha se “Cima” dhe “Leci” nuk kanë vdekur pasi jetojnë në zemrat e popullit.

“Sot u nda fizikisht miku jonë, artisti i madh i skenës, artisti i popullit u nda fizikisht por do ta kujtojmë për jetë e mot. Ai nuk ka vdekur, as ai e as Leci, ata do të jetojnë në zemrat e popullit se bënë shumë për popullin në kohën më të vështirë, këtë popull të vuajtur e bënë me qeshë. Kush ka qëndruar me Cimën, e ka njohtë atë. Njerëzit e mëdhenj si Cima lindin në 100 vjet – një”, ka thënë Radogoshi.