Pak orë pas përfundimit të ndeshjes me Chievon në të cilën Cristiano Ronaldo humbi një penallti, ylli portugez ka udhëtuar sot në mëngjes në Madrid për të përmbyllur çështjen e shmangies së tatimeve.
Ronaldo ka pasur një kërkesë për t’u futur në Gjykatë nga një hyrje alternative në mënyrë që të shmanget turma e madhe, por kjo kërkesë është refuzuar, me 5 herë fituesin e Topit të Artë që u fotografua së bashku me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.
CR7 është parë duke buzëqeshur në ato momente, ndërsa pyetjeve të gazetarëve iu është përgjigjur me qetësi duke thënë se gjithçka është në rregull.
La salida de Cristiano del juzgado: "Todo perfecto" 📹 @jfelixdiaz pic.twitter.com/wvNU3bcm24
— MARCA (@marca) January 22, 2019
Gjatë dëgjimit të shkurtër në Gjykatë, Cristiano Ronaldo e ka pranuar fajësinë, e cila sipas “Reuters” konsiston të jetë një gjobë prej 18.8 milionë eurove.
Kjo është metoda e Ronaldos për të shmangur burgun dhe t’i japë fund përfundimisht kësaj historie të shëmtuar.







