Cristiano Ronaldo do të dal para gjykatës për rastin ku pretendohet se e përdhunoi Mayorga

Edhe pse Cristiano Ronaldo pretendon se ai nuk e përdhunoi Catherine Mayorga, ai do të duhet të përballet me të në gjykatë dhe të dëshmoj pafajsinë e tij, thonë mediave amerikane.

Gjykata në Las Vegas refuzoi kërkesën e Ronaldos për të pushuar çështjen, që do të thotë se ai do të duhet të përballet me Katherine në gjykatë.

Catherine Mayorga tronditi publikun duke pretenduar se Ronaldo e përdhunoi atë në një dhomë hoteli në 2009, dhe më pas e detyroi atë të nënshkruante një kontratë në të cilën ajo u zotua të heshtë në këmbim të 375,000 dollarë.

“Cristiano pagoi personin që e paditi atë për 375 mijë dollarë në këmbim të nënshkrimit të një marrëveshje konfidencialiteti për të parandaluar çështjen të mbërrinte në media”, thuhej në disa dokumente.

Mayorga tani ka deklaruar se nuk ishte në gjendje të gjykonte drejt në momentin që nënshkroi kontratën, gjë që e bën atë praktikisht të pavlefshme, ajo shton se dëshiron që drejtësia të mbizotërojë dhe e gjithë çështja të dalë në dritë.

Ronaldo më parë ka thënë se përdhunimi është “një krim i tmerrshëm që shkon kundër gjithçkaje në të cilin ai beson”.

Ndryshe ai tani është duke jetuar ditë të lumtura të jetës së tij së bashku e te dashurën e tij dhe fëmijët.