Cramon tregohet dyshuese ndaj Kurtit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje: Ishte përpjekje enigmatike

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon i ka thënë Kurtit se ishte përpjekje enigmatike përpjekja për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, para zgjedhjes së Vjosa Osmanit president.

Në Parlamentin Evropian, ku po Kurti po mban fjalim, von Cramon i tha atij se duhet të ketë një qeverisje gjithëpërfshirëse.

“Do të jetë e rëndësishme të shohim një mënyrë gjithëpërfshirëse të qeverisës. Ka qenë përpjkeje enigmatike ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje para zgjedhjes së presidentit”, tha ajo.

Në lidhje me vazhdimin e dialogut me Serbinë, von Cramon tha se Kurti po nguron në këtë pikë, por shprehi përkrahjen për vazhdim të këtij procesi.

“Ka pritje të mëdha që ju do ta mbështesin dialogun. E di që ka një lloj ngurimi nga ana juaj, por duam t’iu ofrojmë mbështetje për pjesëmarrje në dialog. Jemi të gatshëm të i’u mbështesim. Qëndrojmë në anën e Kosovës. Nuk i kushtojmë vëmendje këtyre “non papers”, sepse e dimë çka qëndron mbarapa saj- përhapja e frikës”, tha ajo.