Ç’po ndodh këtu? Ky detaj i bën fansat të mendojnë se Getinjo po sjell këngë me reperin e njohur

Ndonjëherë për të depërtuar në tregun muzikor mjafton vetëm një ‘beat’ dhe një tekst i goditur dhe ‘voila’.

Këtë na e ka vërtetuar më së miri Don Xhoni, reperi nga Mitrovica, që mori famë pas ‘freestyle’ të tij të famshëm në emisionin e Meriton Mjekiqit.

Pas asaj puntate ai u bë tepër i njohur, teksa ka publikuar “Tjera llafe” dhe bashkëpunimin me Encën dhe të dyja bënë namin.

Ndërkohë, së fundmi ai është parë në shoqërinë e Getinjo. Ishte ky i fundit ai që publikoi një foto me Don Xhonin dhe disa miq të tjerë, duke nxitur dyshimet se mos po sjellin ndonjë këngë.

Nuk e dimë si qëndron e vërteta e kësaj fotoje, por nëse dy çunat do bashkonin forcat do digjnin rrjetin.

Getinjo pritet të publikojë shumë shpejt projektin e tij “FENOMENAL”. Para disa javësh ai postoi një pjesë nga kjo këngë në rrjetet sociale dhe aq i mjaftoi që të merrte pafund komente pozitive.