“Ç’paskeni qenë…”, fansja ia zbulon ‘sekretin’ Luana Vjollcës

Luana Vjollca mbeti pa fjalë nga ajo që i shkroi një fanse.

Luana Vjollca është emër shumë aktv si në muzikë ashtu edhe në moderim, e cila vazhdimisht punon për projekte të reja.

Së fundi, ajo ka punuar rreth projektit të ri muzikor, ndërsa një fanse ia zbulon ‘sekretin’ rreth asaj se çfarë zhanri do të jetë.

Fansja shkroi se Luana po vjen me këngë ‘rap’, ndërsa ajo ia ktheu “Po kete nga e moret vesh????Cpaskeni qene!!!”.

Në këtë mënyrë, ajo nuk e mohoi atë që i shkroi ndjekësja, duke lënë të kuptohet se Luanën mund ta shohim shumë shpejt në një tjetër zhanër.

Kujtojmë se sa i përket emisioneve televizive, Luana Vjollca po sjell projektin “Take me out Albania”.