Cozman me postim prekës pas vrasjes së Albert Krasniqit

Reperi kosovar ka publikuar një fotografi më të ndjerin.

Cozman ka shkruar se nuk mund ta përshkruaj ndjenjën pas dyshimeve së Albert Krasniqi u vra nga babai i tij.

Ai ka zgjedhur të postoi një imazh bashkë me të dhe në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar; “Pusho i qetë vëlla, fjalët nuk mund të përshkruajnë se si ndihem tani”.

Rikujtojmë se, Albert Krasniqi dikur ka qenë pjesë e labelit “Babastars” si menaxher i reperit Skivi po ashtu ai ka pasur një raport miqësor pothuajse me gjithë estradës.

Ndryshe, Albert Krasniqi ndërroi jetë ditën e djeshme pasi u dyshua se u vra nga babai i tij Skënder Krasniqi rreth orës 17:00 në një lagje në Prishtinë.