Cozman: Ka shumë kohë që nuk funksionojmë si label

Tashmë janë bërë publike përçarjet mes anëtarëve të “BabaStars”.

Cozman gjatë ditës së djeshme përmes disa videove ka lënë të nënkuptohet se po largohet nga ky label, shkruan lajmi.net.

Pas tij, kishte reaguar Dekor Sahiti, i cili tregoi se kush prej anëtarëve të “BabaStars” është në menaxhimin e tij, e ku nuk gjendej emri i Cozman.

Gjatë ditës së sotme, Skivi ka njoftuar përmes një statusi në Instagram se emri i tij më nuk është pjesë e bashkë-themeluesve të këtij grupi.

Skivi tha se të hënën pritet të bëhet pezullimi i këtij grupi ose të vazhdojë me emra të rinj, po ashtu bëri të ditur se po themelon label të ri.

Së fundi, ishte sërish Cozman ai i cili ka reaguar duke thënë se reagimi i djeshëm nuk ishte momental, por i akumular tash e sa kohë.

Sipas tij, grupi dhe shoqëria mes anëtarëve të “BabaStars” u dëmtua si pasojë e interesave personale.

Më poshtë mund ta gjeni reagimin e plotë të Cozman.
https://www.instagram.com/p/BsSqg89Aba6/?utm_source=ig_web_button_share_sheet