Covidi zbeh Krishtlindjen, besimtarët urojnë për një vit të ri pa sëmundje

Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin kremtojnë sot Krishtlindjen.Por pandemia e koronavirusit ka diktuar festimet.

Për shkak të kufizimeve që nisën në orën 20:30, katolikët iu drejtuan kishave e katedraleve gjatë pasdites së të enjtes, sikurse edhe këtë mëngjes, ashtu siç e bëjnë edhe besimtarët ortodoksë.

Meshat e shenjta u mbajën mbi bazë të protokokllëv e anti-Covid duke shmangur mbi popullimin.

Në Korçë mesha u mbajt në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”.

Në Berat, në mungesë te Mitropolitit të Kaninës hirësisë së tij Ignatis , meshën e ka prezantuar At Johan Qako.

Besimtarët i janë përmbajtur masave të sigurisë, duke mbajtur distancën midis njëri-tjetrit.

Lutjet e besimtarëve shkuan për një vit  të ndikuar nga pandemia e koronavirusit.

“Shëndet për të gjithë, e kalofshin Covid-in pa siklet!”

“Shpresojmë që Viti i Ri të mos ketë sëjmudnje në radhë të parë!”