COVID19/Edhe dy vdekje tjera në Greqi, struket vendi turistik, nën ethe për të ardhmen

Dy vdekje të tjera që nga statistikat e fundit të qeverisë greke, ka bërë që numri i viktimave në Greqi, këtë të enjte të shkojë në 53 në total.

Rasti i parë bën fjalë për një 51-vjeçar nga qyteti verior i Kastorias, që ndërroi jetë në një spital në Selanik, të mërkurën vonë. Ai ishte babai i katër fëmijëve dhe personi i shtatë nga ky qytet që ndërron jetë si pasojë e COVID-19.

Këtë të enjte, një grua 76 vjece nga Pella u raportua po ashtu se ndërroi jetë nga koronavirusi.

Deri tani, Greqia, përveç 53 viktimave, numëron edhe mbi 1400 të infektuar.