COVID / Izraeli tregon fuqinë, secili qytetar do të përfitojë mbi 190 euro, familjet me tre fëmijë rreth 800 euro

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi sot një plan ndihme për të gjithë qytetarët për t’i bërë ballë pasojave ekonimike si pasojë e krizës nga koronavirusi.

“Familjet me një fëmijë do të marrin rreth 511 euro, ato me dy fëmijë rreth 639 euro dhe ato me tre apo më shumë fëmijë rreth 767 euros”, premtoi sot Netanyahu në një konferencë shtypi.

“Të gjithë qytetarët e tjerë mbi 18 vjeç do të marrin rreth 191 euro”, shtoi ai.

“Këto para do ta rimëkëmbin më shpejt ekonominë”, theksoi kryeministri duke bërë thirrje për të blerë prodhimet vendase.

Kjo ndihma, që është pjesë e një plani vjetor global prej 22,5 miliardë euro e njoftuar javën e kaluar, ende nuk është miratuar nga qeveria.

Kjo e fundit tashmë vlerësoi masat të dielën për të ndihmuar financiarisht të vetëpunësuarit, të goditur rëndë nga kriza ekonomike.