Covid-19: Vazhdon gjendja shumë e keqe në Itali dhe Spanjë

Koronavirusi ka marrë deri tash më së shumti jetë në Itali.

Ky vend evropian regjistron 13 mijë e 915 të vdekur nga ky virus, derisa në botë me fatalitet kanë përfunduar mbi 53 mijë raste, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Spanja është vendi i dytë me numër të të vdekurve. Atje deri tash janë shënuar 10 mijë e 348 raste.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i të prekurve në botë me virusin Korona tashmë ka kaluar mbi një milion.