Sipas drejtoreshës së Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj – Berisha, ka ende raste të rënda të cilat kërkojnë përkujdesje intensive
Që nga 13 marsi në Klinikën Infektive po vazhdojnë të trajtohen të prekurit nga Covid-19.
Por, ani pse kanë kaluar mbi 6 muaj, virusi duket që ende nuk e ka humbur fuqinë fillestare.
Për këtë, gjendja e disa pacientëve me virusin korona që po kërkojnë ndihmë në Kliniken Infektive, po vazhdon të jetë e rëndë.
Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj Berisha, thotë që përkundër rënies së numrit të të prekurve me koronavirus, numri i pacientëve me gjendje të renduar shëndetësore që kërkojnë trajtim këtu, është ende i madh.







