Kardashians

Covid-19 prekë edhe familjen Kardashian

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Khloe Kardashian është infektuar me virusin Covid-19.

Lajmin e ndau vetë ajo me ndjekësit e saj nëpërmjet një videoje të publikuar në të cilën zëri i saj dëgjohet i ngjirur.

“Sapo zbulova se unë kam koronavirus”, thotë ylli televiziv. “Po qëndroj në dhomën time. Do të bëhet mirë, por ishin disa ditë mjaft të vështira”, u shpreh ajo.

Në video, krahas Khloe shfaqet edhe Kim duke thënë se po presin për rezultatet e saj, për të parë nëse është prekur me Covid-19.