Kosova aktualisht ka 12 mijë e 448 raste me koronavirus që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para, shkruan ballkani.info

Derisa numri i rasteve aktive me koronavirus është 3 mijë e 476, katër komuna të Kosovës aktualisht nuk kanë asnjë rast aktiv.

Në Partesh, Shtërpcë, Leposaviq dhe Zveçan janë shëruar të gjithë personat e infektuar me koronavirus.

Prishtina mbetet komuna më e prekur, me gjithsej 1 mijë e 98 raste aktive. Pas saj renditet Komuna e Gjilanit me 226 raste aktive dhe Ferizaj me 142 raste. /Ballkani.info/