COVID-19: Lajm aspak i mirë nga Spitali i Pejës

25 pacientë të prekur me Covid-19, janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Në njoftimin e Spitalit, thuhet se 25 pacientë janë duke u trajtar në këtë spital, 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë, dhe 17 janë me oksigjenoterapi. /Ballkani.info/

Postimi i plotë i spitalit:

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 611 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

17 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 13 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 17 foshnje, 9 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore.

422 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,771 analiza. Gjatë vikendit janë kryer 16 Operacione.
Aktualisht po trajtohen 25 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë.