Covid-19 ia merr jetën fizioterapistit të Kombëtares së Shqipërisë

Futbolli shqiptar ka marr një lajm të hidhur në mëngjesin e së hënës.

Fizioterapisti i Kombëtares së Shqipërisë Ylli Mihali ka humbur betejën më virusin Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë Armand Duka përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” duke e cilësuar si një lajm të kobshëm për futbollin.

Mihali kishte punuar për 27 vite si fizioterapeist pranë ekipit tonë Kombëtar.

“Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19. Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë. Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!” – ka shkruar Mihali.