COVID-19, Gjermania shënon tri herë më pak viktima se Kosova në 24 orë

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Robert Koch, gjatë kësaj periudhe në Gjermani janë konfirmuar 782 raste të reja me koronavirus.

Kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 246 mijë e 948 persona, shkruan Reuters, trasmeton Gazeta Sinjali.

Në 24 orët e fundit, Gjermania regjistroi dy vdekje të lidhura me koronavirusin.

Ndonëse Gjermania ndodhet në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve, ky vend dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë në krahasim me disa shtete evropiane si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.