Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka konfirmuar se nga COVAX, është konfirmuar se për Kosovën do të ndahen edhe mijëra vaksina tjera.
Sipas njoftimit të Zemajt, në qershor pritet të arrijnë edhe 100.620 vaksina anti Covid-19.
Postimi i plotë:
Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave.Ju faleminderit të gjithëve.







