Coutinho e dëshiron rikthimin te Liverpooli

Blerja e Griezmann dhe mundësia për t’u rikthyer edhe një herë Neymari ka bërë që braziliani Philipe Coutinho të mendojë largimin nga Barcelona.

Të shumta ishin zërat që Coutinho do kalonte tek PSG si pjesë e një marrëveshjeje me Neymar. Por së fundmi mediat e huaja kanë nxjerrë në dritë destinacionin më të mundshëm të brazilianit.

27 vjeçari mund të rikthehet në Premier League, pikërisht tek ekipi që ka luajtur më herët, tek Liverpooli.

Sipas mediave angeleze Liverpooli dëshiron të paguajë 88 milionë paund për brazilianin. Countinho ka shprehur dëshirë për të luajtur sërish me Liverpoolin dhe jo me PSG.

Siç duket destinacioni i ri i Coutinhos është Liverpooli, por PSG ka treguar që është e gatshme t’i ndryshojë destinacion shumë futbollistëve.