Corsair e zgjeron linjën e minjve për gaming me dy modele të reja

Corsair i ka përfshirë dy shtesa të reja në linjën e vet të minjve për gaming – Ironclaw RGB Wireless dhe Glaive RGB Pro. Ironclaw RGB Wireless e përdor teknologjinë e re Slipstream të kompanisë “Corsair” për arritjen e niveleve të reja të performancës wireless, ndërsa Glaive RGB Pro fokusohet në fleksibilitet, me tre mbajtës të ndërrueshëm në pjesën anësore, raporton KitGuru.

Ironclaw RGB Wireless, siç u theksua më sipër, e përdor teknologjinë wireless Corsair Slipstream për sinjalet Wi-Fi me frekuencë të ndryshueshme, për ta parandaluar ndërprerjen e sinjalit, për ta zvogëluar latencën në nën 1ms poshtë dhe për ta rritur distancën e wirelessit deri në 10 metra. Miu vjen me bateri me jetëgjatësi deri në 50 orë dhe me kabllo të ndashme USB. Karakteristikat e tjera përfshijnë përdorimin e deri në 10 tasteve në mi, të cilat mund të programohen me funksione të ndryshme. Switchët kryesorë janë Omron. Të pranishme janë zona shtesë të ndriçimit RGB, ndërsa Pixart Optical Sensor sjell deri 18.000 DPI,

Glaive RGB Pro është dizajnuar për ata që e preferojnë koneksionin e dedikuar nëpërmjet kabllos në vend të lidhjes pa tel. Mouse e përdor të njëjtin sensor optik 18.000 DPI Pixar, switchët Omron, ndriçim RGB në tri zona dhe një skroll rrotëz nga alumini. Mbajtësit anësorë mund të ndërrohen, kështu që përdoruesi mund ta zgjedhë dizajnin dhe cilësinë e preferuar. Glaive gjithashtu i ka shtatë tasterë të programueshëm.

Mousët Corsair Ironclaw RGB Wireless dhe Glaive RGB Pro do të shiten me çmime prej 80 dhe 70 dollarësh.