Coronavirusi po e lë pa dasmë Jennifer Lopezin

Ka pasur plane të mëdha për këtë verë.

Bukuroshja e njohur, Jennifer Lopez, ka pasur të martohet në këtë verë, por, duket se pandemia e koronavirusit ka prishur planet e këngëtares 50-vjeçare.

Në një lidhje direkte me Ellen, ajo ka bërë të ditur se për shkak të situatës që po jetojmë nuk është caktuar ndonjë datë për martesë.

“Në cilën do ditë deri tani ?!” – tha Jennifer duke qeshur. “Në fakt, ajo ndikoi paksa, kështu që ne do të shohim se çfarë ndodh tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sa i përket datave ose ndonjë gjë të tillë. Ne jemi thjesht si pjesa tjetër e botës duke vëzhguar çfarë po ndodh. Është diçka që do të duhet të presim dhe të shohim brenda disa muajsh, se si do ndodhin të gjitha ”.

Ellen me shaka sugjeroi që Jennifer duhet të bënte dasmën e saj në aplikacionin.